Biblioteka e gjithë Islamit

69 - The Reality - Al-Ĥāqqah

:1

Momenti i katastrofës së përgjithshme (kijameti).

:2

ç’është kijameti?

:3

çka të mësoi ty se ç’është kijameti?

:4

Themudi dhe Adi përgënjeshtruan tronditjen (kijametin).

:5

Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme.

:6

Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme.

:7

Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishi trupa hurmash të zgavëruara.

:8

A e sheh prej tyre ndonjë që ka mbetur?

:9

Erdhi faraoni dhe ata që ishin para tij si dhe të përmbysurit (fshatrat e popullit të Lutit), me punë të gabuara.

:10

Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshëm).

:11

Pasi që uji pat vërshuar, Ne ju bartëm në anije.

:12

Për ta bërë atë (ngjarje) përkujtim për ju dhe për ta ruajtur atë veshët që janë përkujtues.

:13

E kur të fryhet në surë një e fryeme.

:14

Dhe të ngrihen toka e kodrat e t’i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur.

:15

Në aë kohë ndodh e vërteta (kijameti).

:16

E qielli çahet, pse ai atë ditë është i raskapitur.

:17

Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd.

:18

Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji.

:19

Kujt t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, qe, lexonie librin tim!”

:20

Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time.

:21

Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme.

:22

Në një Xhennet të lartë.

:23

Pemët e tij i ka krejt afër.

:24

(E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë.

:25

Ndërkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta, ai thotë: “O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im.

:26

Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime.

:27

Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua.

:28

Pasuria ime nuk më bëri fare dobi.

:29

U hoq prej meje çdo kompetencë imja.

:30

U thuhet zebanive: Kapnie atë, vënja prangat!

:31

Pastaj atë shtinie në Xhehennem. . .

:32

Mandej, lidhne atë me një zingjirë të gjatë shtatëdhjetë kutë.

:33

Pse ai ka qenë që nuk besoi All-llahun e madhëruar.

:34

Ai nuk nxiste për t’i ushqyer të varfërit.

:35

Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik.

:36

As ushqim tjetër përveç të të shplarave.

:37

Që atë nuk e ha kush, pos mëkatarëve.

:38

Pra Unë betohem në atë që e shihni!

:39

Edhe në atë që nuk e shihni!

:40

Se me të vërtetë ai (Kur’ani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm.

:41

Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni.

:42

Nuk është as fjalë e ndonji falltori, po ju nuk besoni.

:43

Është zbritje prej Zotit të botëve!

:44

Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë!

:45

Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë.

:46

E pastaj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës.

:47

Askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.

:48

Ai (kur’ani) është këshillë për të ruajturit.

:49

S’ka dyshim se Ne dijmë që prej jush ka qe e përgënjeshtrojnë.

:50

Ai (Kur’ani) njëmend do të jetë dëshprim për jobesimtarët.

:51

Ai është e vërtetë bindëse!

:52

Andaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të madhëruar!