Biblioteka e gjithë Islamit

70 - The Ascending Stairways - Al-Ma`ārij

:1

Një lutës e kerkoi dënimin e pashmangshëm,

:2

për jobesimtarët. Atë (dënim) s’ka kush që mund ta ndalë.

:3

Ai dënim vjen nga All-llahu, pronari ishkallëve të larta (në qiej).

:4

Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet).

:5

Ti, pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë).

:6

Atyre u duket ai larg,

:7

Kurse Neve ai na duket afër.

:8

Dita kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë.

:9

Kodrat të bëhen si leshi i lënurur.

:10

Dhe asnjë mik nuk pyet për mikun.

:11

Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet.

:12

Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet.

:13

Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej.

:14

Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar!

:15

Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - flaka (emër i Xhehennemit).

:16

Është që heq kapakët e kokës.

:17

Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zbbrapsur e larguar (prej besimit).

:18

Dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur).

:19

Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.

:20

Pse kur e godit ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.

:21

Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprac.

:22

Përveç atyre që falen,

:23

të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.

:24

Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë në një pjesë të caktuar.

:25

Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp.

:26

Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit.

:27

Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre.

:28

Sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim prej dënimit nga Zoti i tyre.

:29

Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale).

:30

Me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to.

:31

E kush kërkon përveç tyre, të tillët janë të shfrenuar (meritojnë dënim).

:32

Edhe ata që janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë.

:33

Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin).

:34

Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre.

:35

Të tillët janë në Xhennete dhe janë të nderuar.

:36

ç’është me ata që nuk besuan dhe zgjasin qafat nga ti?

:37

Ulën në grupe në të djathtë e në të majtë teje?

:38

A dëshiron secili prej tyre të hyjë në Xhennetin r begatshëm?

:39

Kurrsesi! Ne i krijuam ata nga ajo çka ata e dinë.

:40

Pra betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi.

:41

të zëvendësojmë me më të mirë se ata dhe Ne nuk mund të na dalë kush para.

:42

Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë në të kota dhe të dëfrehen deri që të ballafaqohen në ditën e tyre që po u premtohet.

:43

Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt,

:44

Me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar.