Biblioteka e gjithë Islamit

68 - The Pen - Al-Qalam

:1

Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë!

:2

Ti, me dhuratën pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur!

:3

Dhe se ti, padyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë!

:4

Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!

:5

Më vonë ti do të shohësh, edhe ata do të shohin.

:6

Se cili prej jush është i çmendur?

:7

S’ka dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit.

:8

Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët!

:9

Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka.

:10

Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër!

:11

që është përgojues e ban fjalë ndër njerëz.

:12

Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatarë,

:13

që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk dihet baba).

:14

(Mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem!

:15

Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: “Legjenda të të parëve!”

:16

Ne do ti dëmkosim atë në turi (në hundë).

:17

Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do të vjelin atë herët në agim.

:18

E nuk thanë (kur u betuan): “Në dashtë All-llahu - inshaell -llahu!”

:19

E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.

:20

Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelë.

:21

Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin.

:22

Ngrihuni herët te prodhimet e tuaja, nëse doni t’i vilni!

:23

Dhe ata vajtënduke pëshpëritur në mes vete ( të mos i dëgjojnë kush).

:24

24-25. Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.

:25

24-25. Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.

:26

E kur e panë atë, thanë: “S’ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)”.

:27

Jo, (ne nuk kemi humbur rrugën) por pakemi mbetur pa të!

:28

Ai me maturi prej tyre tha: “A nuk ju thahë përse nuk e përmendi Zotin?”

:29

Atëherë ata thanë: “I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë”

:30

Dhe u kthyen e po e qortojën njëri-tjetrin.

:31

Thanë: “Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!”

:32

Shpresohet se Zoti yt do na zëvendsojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne në të vetëm te Zoti ynë mbajmë shpresën.

:33

Ja, kështu do të jenë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.

:34

Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme.

:35

A do ti bëjmë krminelët të barabartë me mylimanët?

:36

ç’është me ju, si gjykoni ashtu?

:37

A mos keni ndonjë libër, e prej saj mësoni?

:38

E ju do të keni atje çka të dëshironi?

:39

Amos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta rrini atë që dëshironi?

:40

Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë?

:41

Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t’i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vëtetën?

:42

(Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çshtja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk mundën.

:43

Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin).

:44

Pra më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur’an. Ne do t’i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.

:45

Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im ëstë shumë i fortë.

:46

A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet?

:47

A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej atu trumbetojnë (se janë të mirë)?

:48

Po ti, bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur.

:49

Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretërirë i demoralizuar.

:50

Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve.

:51

E ata që nuk besuan gati sa të zhdukin me shikimet e tyre, kur dëgjuan Kur’anin, e (nga inati) thanë: “Ai është i marrë!”

:52

Po ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).