All Islam Directory
1

I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send.

2

Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhnjyesi, mëkatëfalësi.

3

Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?

4

Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet të ti i përulur dhe i molisur.

5

Ne, qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriquese) dhe ata ikemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh.

6

Dënimi në Xhehennem është edhe për ata që nuk besuan Zotit të tyre; sa vend i keq është ai!

7

Kur të hidhen në të, ata do t’ia dëgjojnë atij ushtimën e ai vlon.

8

Nga zemërimi, ai gati copëtohet. Sa herë që hidhet në të ndonjë turmë, roja i pyet: “A nuk ju pat ardhur juve ndonjë pejgamber (qortues)?”

9

Ata thonë: “Po, na erdhi pejgamberi, por ne e përgënjeshtruam dhe ne u thamë: “All-llahu nuk shpalli asgjë, e ju nukjeni tjetër vetëm se në një humbje të nadhe!”

10

Dhe thonë: “Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit”.

11

Pra, i pranojmë mëkatet e veta; banuesit e zjarrit qofshin larg mëshirës.

12

Ata, që pa parë i frikësoheshin Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh.

13

E, ju fshihnie ose thhonie fjalën tuaj haptas; Ai s’ka dyshim se e di çka fshehni në zemrat tuaja.

14

A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai dëpërton në thellësi të sekreteve, i njh hollësitë.

15

Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj, ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja.

16

A u garantuat j prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshoj) toka kur të dridhet.

17

A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im!

18

Edhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan, por çfarë ishte dënimi Im?

19

A nuk i shikuan ata shpezët përmbi ta krahëhapur dhe kur krahët i palojnë, ato nuk i mban në ajër pos Fuqiplotit. Ai është që çdo send e sheh dhe e di.

20

Kush është ajo ushtëri juaja që do t’ju ndihmojë, pos Mëshiruesit? Është e vërtetë se jobesimtarët gjenden në një mashtrim të madh.

21

Kush është ai që ju ushqen, po që se Ai ua ndërpret furnizi,im e vet? Jo,askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie.

22

A është më i udhëzyar ai që ecën i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ecën në pozicion qëndrues rrugës së drejtë?

23

Thuaj: “Ai është q ju krijoi, ju dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po falënderoni”

24

Thuaj: “Ai është që ju krijoi e ju shumoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni!”

25

E, ata po thonë: “Kur do të sëndertohet ky premtim, po qe se jeni të vërtetë?”

26

. Thuaj: “Atë e di vetëm All-llahu, e unë jam një qortues që ju bën me dije!”

27

Kur ta shohin atë (Xhehennemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan u shëmtohendhe u thuhet: “Ky është ai që ju e kërkonit sa më shpejt!”

28

Thuaj: “Më tregoni pra, nëse All-llahu më merr shpirtin mua dhe atyre që janë me mua, ose na mëshiron, kush do t’i mbrojë jobesimtarët prej një dënimi të mundimshëm?”

29

Thuaj: “Ai është Mëshiruesi, Atij i kemi besuar dhe vetë te Ai jemi mbështetur, kurse ju do takuptoni se kush njëmend është ai i humburi!”

30

Thuaj: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?”