Biblioteka e gjithë Islamit

81 - The Overthrowing - At-Takwīr

:1

Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet),

:2

Dhe kur yjet të kenë rënë (e shkapërderdhur),

:3

Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër),

:4

Dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë,

:5

Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar).

:6

Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakruar,

:7

Dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar.

:8

Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla,

:9

Për çfarë mëkati ato janë mbytur,

:10

Dhe kur fletushkat të jenë shpaluar,

:11

Dhe kur qielli të jetë hequr,

:12

Dhe kur Xhehennemi të jetë ndezur fort,

:13

Dhe kur Xhenneti të jetë afruar,

:14

Atëbotë njeriu do të dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe).

:15

Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën),

:16

Që udhëtojnë e fshihen (si dreni në strofkë),

:17

Pasha natën kur ajo ia beh me errësirë.

:18

Pasha agimin kur ia shkrep!

:19

S’ka dyshim se ai (Kur’ani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoi prej Zotit).

:20

Që është i fortë dhe që ka vend të lartë te Zoti i Arshit.

:21

Që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik.

:22

Nuk është i marrë shoku juaj (Muhammedi)!

:23

Dhe se ai e pat parë atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë lindor.

:24

Dhe ai nuk është që në të fshehtën (shpalljen) ka dyshim (ose ua lë mangu).

:25

Dhe ai (Kur’ani) nuk është thënie e djallit të mallkuar!

:26

Pra, ku jeni, kah shkoni?

:27

Ai (Kur’ani) s’është tjetër pos këshillë për njerëzit!

:28

Për atë nga mesi juaj që dëshiron të gjendet në të vërtetën.

:29

Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron All-llahu, Zoti i botëve!