Biblioteka e gjithë Islamit

80 - He Frowned - `Abasa

:1

Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye.

:2

Ngase atij i erdh i verbëri.

:3

E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet.

:4

Apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi!

:5

E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,

:6

Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)!

:7

Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet.

:8

Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti,

:9

Dhe meqë ai frikësohet,

:10

E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij),

:11

Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.

:12

Kush do merr mesim nga kjo (nga Kur’ani).

:13

Është këshillë në flet të çmueshme.

:14

Me vlerë të lartë e të ruajtur.

:15

Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes All-llahut e njerëzve).

:16

Të nderuar e të ruajtur.

:17

Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai!

:18

Po prej çkafi e krijoi Ai atë?

:19

Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti.

:20

Pastaj atij ia lehtësoi rrugën.

:21

Mandej atë e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varrosët).

:22

Pastaj kur të dojë Ai e ringjallë atë.

:23

Jo! Ai nuk zbatoi atë që urdhëroi Ai.

:24

Njeriu le të shikoje ushqimin e vet.

:25

Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.

:26

Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës,

:27

Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra

:28

Edhe rrush e perime,

:29

Edhe ullinj e hurma,

:30

Edhe kopshte të dendura,

:31

Dhe pemë e kullosa,

:32

Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.

:33

E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit);

:34

Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet,

:35

Prej nënës dhe prej babait të vet,

:36

Prej gruas dhe prej fëmjëve të vet.

:37

Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.

:38

Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura,

:39

Të buzëqeshura e të gëzuara.

:40

Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhëruara,

:41

Që i ka mbuluar errësira e zezë,

:42

E të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët.