Biblioteka e gjithë Islamit

54 - The Moon - Al-Qamar

:1

Momenti (i katastrofës së përgjigjthshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).

:2

Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zprapsen e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme!”

:3

Dhe përgënjeshtruan, e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrinë cakun e fundit.

:4

Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë).

:5

Urtësi e përsosur (është Kur’ani)! Po sa bëjnë dobi qortimet!

:6

Pra, largohu prej tyre. ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm.

:7

Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim ë përulur.

:8

Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e, jobesimtarët thonë: “Kjo është ditë e vështirë”.

:9

Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe i thanë: “I marrë!” dhe iu bë kërcënim.

:10

E ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!”

:11

Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit.

:12

Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte e caktuar.

:13

E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara.

:14

Që lundronte në mbikëqyrje Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur).

:15

Atë (ngjarje) Ne e lamë kujtim, po a ka ndokush që merr mësim?

:16

E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!

:17

Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ndokush që merr mësim?

:18

Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi?

:19

Atyre Nenjë ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuamnjë erë të fortë.

:20

I ngriste njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura.

:21

Dhe çfarë ishte ndëshkimi Im dhe vërejtja Ime?

:22

Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që merr këshillë?

:23

Themudi përgënjeshtroi të dërguarit.

:24

E thamë: “A të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrësi!”

:25

A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh.

:26

Mirëpo ata nesër do të kuptojmë se kush është gënjeshtari, mendjemadhi!

:27

Ne atyre do t’ua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm dhe bën durim.

:28

Dhe lajmëroji ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet.

:29

Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë.

:30

E çfarë ishte ndëshkimi ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?

:31

Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë , e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtohet).

:32

Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim?

:33

Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.

:34

Ne atyre, përveç famijes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta.

:35

(Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon.

:36

Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime.

:37

Ata deshën t’u afrohen mysafirëve të tij e Ne ua verbëruam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia!

:38

E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm.

:39

Pra, vuanie dënimin Tim dhe qortimin Tim!

:40

Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?

:41

Edhe rrethit të faraonit i patëm ardhur shumë vërejtje.

:42

Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një ngadhënjyesi, i një fuqiploti.

:43

A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit?

:44

A mos po thonë: “Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?”

:45

Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa.

:46

Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.

:47

S’ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh.

:48

Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. “Vuanie dënimin Sekar”. (emër i një Xhehennemi).

:49

Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.

:50

Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.

:51

Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim?

:52

Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime.

:53

Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe është rradhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh).

:54

Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në Xhennete e në lumenj.

:55

Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu).