All Islam Directory
1

Pasha yllin kur bie!

2

Shoku juaj nuk ka humbur, e as që ka devijuar

3

Dhe ai nuk flet nga dëshira

4

Ajo nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet

5

Atë ia mësoi fuqiforti (Xhibrili)

6

Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet

7

Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë

8

Pastaj u lëshua dhe iu afrua

9

E ishte afër sa dy harqe, apo edhe më afër

10

Dhe i shpalli robit të Tij (All-llahut) atë që ia shpalli.

11

Zemra nuk mohoi atë që pa

12

A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë?

13

Ai e ka parë (Xhibrilin) edhe herën tjetër

14

Te Sidretul Munteha

15

Pranë së cilës është xhennetul Me’va

16

Atëherë kur Sidrën e mbuloi ajo që e mbuloi

17

Shikimi i tij nuk lakoi e as nuk tejkaloi

18

Ai vërtet pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet

19

E ju, a shihni Latin dhe Uzanë?

20

Dhe atë të tretin, të pavlefshmin?

21

A mendoni se për ju janë meshkujt, e për Të fe-mrat?

22

Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë!

23

Ata (që i adhuroni) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; All-llahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megji-thqë prej Zotit të tyre u pat ardhur udhëzimi

24

A mos i takon njeriut ajo që dëshiron?

25

E dihet se vetëm All-llahut i takon bota tjetër dhe kjo botë

26

E sa engjëj ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën dobi vetëm pasi që All-llahu të japë leje për atë që dëshiron dhe me të cilën është i kënaqur

27

Ata që nuk e besojnë jetën tjetër, engjëjt i emërto-jnë me emra femrash

28

Ata nuk dinë asgjë për atë (emërtim) dhe nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime, e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës

29

Andaj ti largohu prej atij që ia ka kthyer shpinën Kur’anit dhe që nuk do tjetër pos jetës së kësaj bote!

30

Ajo është e tërë dituria që kanë arritur, e Zoti yt di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për atë që është në rrugën e drejtë

31

Dhe vetëm të All-llahut janë ç’ka në qiej dhe në tokë - për t’i shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për t’i shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre

32

Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, s’ka dy-shim se Zoti yt gjerësisht përfshin me falje, se Ai di më së miri për ju edhe para se t’ju krijojë, kur filloi krijimin tuaj nga dheu ndërsa ju ishit të fshehur në barqet e nënave tuaja. Pra mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur

33

A e ke parë atë që u zmbrap?

34

Që dha pak e pastaj e ndërpreu?

35

A mos ka ai njohuri për të fshehtën e po e sheh?

36

A nuk është informuar me atë që gjendet në fletushkat e Musait

37

Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë plotësonte obligimet

38

(Në të cilat shkruan) Se askush nuk e bartë barrën e tjetrit

39

Dhe se njeriut nuk i takon tjetër pos asaj që ka punuar

40

Dhe se mundi i tij më vonë do të shihet

41

Pastaj ai shpërblehet ose dënohet më plotësisht

42

Dhe se kthimi përfundimtar është te Zoti yt

43

Dhe se Ai jep qeshjen dhe Ai jep të qarit

44

Dhe se Ai jep vdekjen dhe Ai jep jetën

45

Dhe Ai krijon llojet - mashkullin dhe femrën

46

Nga pika e farës që hidhet

47

Dhe se Ai ringjallë

48

Dhe se Ai jep pasurinë dhe varfërinë

49

Dhe se Ai është Zoti i Shi’rasë (ylli polar)

50

Dhe Ai shkatërroi Adin e lashtë

51

Edhe Themudin, të cilët nuk i kurseu (nga dënimi)

52

Edhe popullin e Nuhut më herët, vërtet ata ishin edhe më shkatërrues dhe renegatë

53

Edhe Mu’tefikën (venbanimin e popullit të Lutit) e lëshoi prej së larti

54

E i përfshiu ata ajo që i përfshiu

55

Pra cilës së mirë të Zotit tënd i dyshon?

56

Ky është një qortues i ngjashëm me qortuesit e parë

57

E afërta është afruar

58

All-llahut është i vetmi që do ta tregojë

59

A këtij ligjërimi po i çuditeni?

60

E po qeshni dhe nuk po qani?!

61

E madje jeni edhe të pakujdesshëm!

62

Pra, bini në sexhde për All-llahun dhe Adhurojeni!