94 - The Relief - Ash-Sharĥ
:1
A nuk ta hapëm ne gjoksin tënd?
:2
Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde,
:3
E cila shtypte shpinën tënde.
:4
Dhe Ne, ta ngritëm lartë famën tënde?
:5
E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi.
:6
Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.
:7
E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut).
:8
Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!