Biblioteka e gjithë Islamit

89 - The Dawn - Al-Fajr

:1

Pasha agimin!

:2

Pasha dhjetë netët!

:3

Pasha çiftin dhe pasha tekun!

:4

Pasha natën që shkon!

:5

A janë këto betime për të mençurin?

:6

A nuk e i ti se ç’bëri Zoti yt me Ad-in?

:7

Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?

:8

Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë!

:9

Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura),

:10

Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!

:11

Të cilët e tepruan me krime në tokë.

:12

Dhe në të shtuan shkatërrimin.

:13

E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.

:14

Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).

:15

E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!”

:16

Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!”

:17

Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun,

:18

Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,

:19

Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (padrejtë).

:20

Dhe pasurinë e doni së tepërmi.

:21

Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!

:22

Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë rradhë-rradhë!

:23

Dhe atë ditë sillet Xhehennemi, ditën kur përkujtohet njeriu, e ç’dobi i bën atij përkujtimi?

:24

Thotë: “O, i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time!”

:25

Pra, ditën kur nuk dënon si Ai askush.

:26

Dhe nuk do të farkojë pranga si Ai askush.

:27

O shpirt i qetësuar!

:28

Kthehu te Zoti yt i kënaqur (për vehte) e kënaqës (për Zotin)!

:29

Hyr mes robërve të Mi!

:30

Dhe hyr në Xhennetin Tim!