Biblioteka e gjithë Islamit

77 - The Emissaries - Al-Mursalāt

:1

Pasha erërat që fryejnë njëpasnjë (pandërprerë)!

:2

Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë.

:3

Pasha engjëjt që u është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë.

:4

Dhe që ndajnë qartë (të vërtetën nga e pavërteta).

:5

Dhe ata që sjellin shpallje (libra të Zotit, te pejgamberët).

:6

Si arsyetim ose si vërejtje.

:7

S’ka dyshim se ajo që premtoheni ka për të ndodh pa tjetër.

:8

Kur yjet të shuhen.

:9

Dhe kur qielli të hapet,

:10

Dhe kur kodrat të copëtohen,

:11

Dhe kur të dërguarve u është caktuar koha?

:12

E për cilën ditë atyre u është caktuar koha?

:13

Për ditën e gjykimit (kur drejtësia e Zotit ndan të mirën nga e keqja).

:14

E ku e di ti se çka është dita e gjykimit?

:15

Atë ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan.

:16

A nuk i kemi është shkatërrim Ne popujt më të hershëm?

:17

Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm.

:18

Ne ashtu bëjmë me kriminelët.

:19

Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan.

:20

A nuk u kemi krijuar juve nga një lëng i dobët?

:21

Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurt.

:22

Për deri në një kohë të caktuar.

:23

Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi!

:24

Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk e njohën fuqinë tonë.

:25

A nuk e bëmë Ne tokën që në gjirin e vet mban,

:26

Të gjallë dhe të vdekur?

:27

Dhe në të kemi vënë kodra të forta e të larta dhe ju dhamë të pini ujë që ua shuan etjen.

:28

Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan,.

:29

(u thuhet) Shkoni te ai (Xhehennemi) që ju e konsuderuat rrenë.

:30

Shkoni te ajo hije (mjegull) që ka tri degëzime.

:31

Që nuk bën as hije, as nuk mbron prej flakës.

:32

Ai (Xhehennemi) hedh gaca të mëdha si ndonjë kështjellë.

:33

E që janë si të ishin deve të verdha (shumë të shpejta).

:34

Atë ditë është shkatërrim për mohuesit.

:35

Kjo është një ditë që ata nuk flasin.

:36

Atyre as nuk u lejohet që të arsyetohen.

:37

Atë ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan!

:38

Kjo është dita e gjykimit, u kemi tubuar juve dhe të mëparshmit.

:39

Dhe nëse keni ndonjë dredhi, atëherë bëni dredhira!

:40

Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk besuan.

:41

Dhe, nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije pranë burimeve,

:42

Dhe kanë pemë çfarë të dëshirojnë.

:43

Hani e pini shijshëm e me ëndje, për atë e keni vepruar.

:44

Ne kështu i shpërblejmë mirëbërësit.

:45

Atë ditë është mjerim për përgënjeshtuesit.

:46

Ju (jobesimtarë në dynja) hani e kënaquni përpak kohë, sepse vërtet ju jeni rrebelë.

:47

Atë ditë është mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit.

:48

Dhe kur atyre u thuhej: “Përkuluni!”, ata nuk përkuleshin.

:49

Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtuan.

:50

Pra, cilës fjale (libër) pas këtij (Kur’anit) i besojnë?