Biblioteka e gjithë Islamit

72 - The Jinn - Al-Jinn

:1

Thuaj: “Mua më shpalllet se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: “Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit,

:2

që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më akë”

:3

Dhe se latësua e madhëruar e Zotit tonë, nuk është që ka as grua , as fëmijë.

:4

S’ka dshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut.

:5

Ndërsa, ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahun,

:6

Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën.

:7

Dhe se ata (njerëzit) kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka për të ringjallur askë.

:8

Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijnë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg),

:9

Dhe ne më parë hulumtonim në vendëvështrim për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.

:10

Ne nuk e dimë se me këtë (përgaditje të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata t’i udhëzojë.

:11

Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.

:12

Dhe ne kemi qenë të bindur se All-llahut nuk mund t’i shmangeni në tokë e as nuk mund t’i shpëtojmë Atij duke ikur.

:13

Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kur’anin), i besuam atij, e kush e beson Zotit të vet, ai nuk i frikësohet ndonjë dënimi e as ndonjë padrejtësie.

:14

Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (myslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit.

:15

Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e Xhehennemit!

:16

sikur ata (idhujtarët) t’i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t’iu lëshonim atyre ujë me bollëk,

:17

Për të sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën adhurimit ndaj Zotit të vet, Ai e shpie atë në vuajtje të padurueshme.

:18

Dhe (mua më shpallet) e vërtetë xhamitë janë veçant për të adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!

:19

Dhe se kur u ngrit robi i All-llahut ta adhurojë Atë, ata (xhinët ose idhujtarët) gati hipnin njëri mbi tjetërin për të dagjuar.

:20

Thuaj: “Unë dëshiroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok!”

:21

Thuaj: “Unë nuk kam në dorë që t’ju largojë dëmin, as t’ju sjell dobi!”

:22

Thuaj: “Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit) të All-llahut dhe përveç Tij, unë nuk gjej mbështetje”.

:23

(Nuk kam në dorë tjetër), përveç kumtimin prej All-llahut dhe përveç shpalljeve të Tij. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e tij, i tij është zjarri i Xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë, pambarim.

:24

Derisa kur ta shohin atë që u premtohet, atëherë do të kuptojnë se kush është më i dobët në ndihmë dhe më i vogël në numër.

:25

Thuaj: “Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë?”

:26

Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt.

:27

Me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do. Atëbotë Ai vë roje para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtësinë),

:28

Për ta ditur (për t’u dukur) se ata kanë kumtuar shpalljet e Zotit të tyre, dhe se Ai ka përfshi atë te ata, dhe Ai e di sasinë e çdo gjëje që ekziston.