Biblioteka e gjithë Islamit

44 - The Smoke - Ad-Dukhān

:1

Ha, Mimë.

:2

Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!

:3

Ne e zbritëm ate në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen,e njerëzit të jenë të gatshëm.

:4

Në atë (natë) zgjidhet çdo çshtje në mënyrë të prerë.

:5

Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.

:6

(E zbeitëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi.

:7

Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.

:8

Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë dhe vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë.

:9

Por jo, ata (idhujtarët) janë në dyshim, janë duke luajtur.

:10

Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret.

:11

Ai (tymi) i përfdhinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm.

:12

(Ata thonë) Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë.

:13

Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre u pat ardhur pejgamber me argument (e nuk besuan)?

:14

Po ia kthyen shpinën atij (pejgamberit) dhe thanë: “I mësuar prej dikujt, i çmendur”.

:15

Ne do t’ua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t’i ktheheni kotësisë.

:16

(Përkujto) Ditën kur do t’i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t’u hakmerremi.

:17

Ne përpara tyre e vumë në sprovë popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i dërguar i ndershëm.

:18

(U pat thënë): “Të m’i dorëzoni robërit e All-llahut, unë sjell argument të sigurt.

:19

E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-llahut, unë sjell argument të sigurt.

:20

Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj nga (Kërcënimi) që të më gurëzoni (më mbytni).

:21

E nëse nuk më besoni atëherë hiqnu meje (më lini të lirë)!”

:22

E thirri Zotin e vet: “Këta janë popull kriminelë”.

:23

(Ne i thamë) Tërhiqu me robërit e Mi natën, se do të jeni të ndjekur.

:24

Dhe lëre detin ashtu të qetë (të hapur) se ata janë ushtri që do të përmbytet.

:25

Sa kopshte e kroje kanë lënë!

:26

Edhe ara të mbjella e vende të bukura.

:27

dhe sa të mira që i kanë përjetuar.

:28

Ja, ashtu atë ua lëmë në trashëgim një populli tjetër.

:29

Prë ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat.

:30

Ndërsa Ne i shpëtuam beni israilët prej vuajtjeve nënqmuese,

:31

Prej faraonit. Vërtet ai ishte mizor i pakufishëm.

:32

Ne i patëm zgjedhur ata (besimtarët e beni israilëve) me vetëdije ndër njerëzit e asaj kohe.

:33

Dhe u dhamë argumente (mrekulli) në të cilat patën përvojë të qartë.

:34

E këta (populli yt) me siguri do të thonë:

:35

“S’ka tjetër, vetëm ajo vdekja jonë e parë dhe ne nuk do të ringjallemi!

:36

Nëse jeni të vërtetë çka thoni (u thonë Muhammedit e besimtarëve), na sillni pra (në jetë) etërit tanë (të vdekur)!

:37

A janë ata (idhujtarët) më të fortë, apo populli i Tubeit dhe ata që ishin përpara tyre. Ne ata i zhdukëm, sepse ishin kriminelë.

:38

Ne nuk krijuam qiejt e tokën dhe çka ndërmjet tyre, pa një qëllim.

:39

Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë.

:40

S’ka dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, është e caktim i të gjithë atyre.

:41

Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen.

:42

Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhnjyesi, i mëshirshmi.

:43

Është e vërtetë se pema e Zekumit,

:44

Do të jetë ushqim i mëkatarëve.

:45

vlon si katran (si pezhgeja) në barqet.

:46

Ashtu si vlon uji i valë.

:47

(U thuhet engjëjve për mëkatarin) Rrëmbene e grahne ne mes të Xhehennemit.

:48

Dhe hudhni mbi kokën e tij ujin e valë e shtonja mundimin.

:49

(I thuhet): Shijoje! se ti je ai forti, i autoritetshmi.

:50

E ky është ai (dënimi) për të cilin dyshonit.

:51

Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta.

:52

Janë në Xhennete e në burime që rrjedhin.

:53

Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë.

:54

Ja kështu, edhe e martojmë më bardhoshe symëdha (me hyrija).

:55

aty kërkojnë t’u sillen çdo lloj peme dhe atyjanë të sigurt.

:56

Aty nuk do të përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në dynja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të Xhehennemit.

:57

(Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt,e ai është shpëtim i madh.

:58

Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur’anin) në gjuhën tënde ashtu që ata të marin mësim.

:59

(Meqë nuk po marrim mësim) Ti pra, prit se edhe ata janë duke pritur.