Biblioteka e gjithë Islamit

37 - Those who set the Ranks - Aş-Şāffāt

:1

Pasha të rradhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.

:2

Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.

:3

Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.

:4

Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.

:5

Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (të yjeve).

:6

Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve.

:7

Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.

:8

Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.

:9

Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.

:10

Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.

:11

Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.

:12

Por ti je i habitur, e ata tallen.

:13

E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.

:14

E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.

:15

Dhe thanë: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëmn se magji e kulluar.

:16

A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur a do të ringjallemi?

:17

A edhe të parët tanë të herëshëm?

:18

thuaj: “Po, bile ju do të jeni të nënçmuar!”

:19

Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur që, ata të ngritur shikojnë.

:20

E thonë: “O, të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!”

:21

Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë.

:22

Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan.

:23

(adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit!

:24

Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.

:25

Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?

:26

E, ata sot janë dorëzuar në tërësi.

:27

E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.

:28

(Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): “Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit pre së vërtetës).

:29

Ata (paria) u thonë: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë.

:30

Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit).

:31

E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s’ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin).

:32

Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur.

:33

Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët.

:34

Kështu Ne veprojmë me kriminelët.

:35

Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zottjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart.

:36

Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?”

:37

Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai u solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë.

:38

Ju, pa tjetër do të përjetoni dënimin më të ashpër.

:39

Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat.

:40

Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë,

:41

Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar,

:42

Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar,

:43

Në Xhennete të begatshme,

:44

Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri,

:45

Atyre u bëhrt shërbim me gota (me verë) nga burmi,

:46

E barshë (vera), që ka shije për ata që e pinë,

:47

Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo,

:48

E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të pëulur,

:49

Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (ve e ruajtur).

:50

I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë,

:51

Prej tyre njëri flet e thotë: “Unë kam pasur njëfarë miku,

:52

thoshte: “A je ti pre atyre që besojnë se

:53

Kur të jemi të vdekur, të jemi bërë dhe e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?”

:54

Ai (besimtari në Xhennet) thotë: “A vini ju të shikojmë?”

:55

Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të Xhehennemit.

:56

Ai thotë: “Pasha All-llahun, për pak më rrëzove (në Xhehennem) edhe mua.

:57

Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr,

:58

Dhe ne nuk do të vdesim më,

:59

Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!”

:60

Vërtet, ky është ai suksesi i madh,

:61

Për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit!

:62

A kjo pritje (me shpërbllim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e “Zekumë-it”?

:63

Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët.

:64

Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehennemit.

:65

Pema (fruti) e saj është sikurse kok a dreqërish.

:66

E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj.

:67

Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë.

:68

Mandej kthimi i tyre është në Xhehennem.

:69

Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur.

:70

Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar).

:71

Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shunica e popujve të kaluar ishin të humbur.

:72

Ne atyre u patëm dërguar pejgamberë.

:73

E shif se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja.

:74

Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë.

:75

Për Zotin Neve na pat thirr në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë.

:76

Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe.

:77

E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën.

:78

Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njrëzit e ardhshëm.

:79

Selam i qoftë Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij).

:80

Ne kështu i shpërblejmë të mirët.

:81

Vërtet, ai ishte prej robëve tanë që janë besimtarë.

:82

E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan).

:83

Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij.

:84

Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër.

:85

Kur babait të vet dhe popullit të vet i tha: “çka është ajo që ju adhuroni?”

:86

A në vend të All-llahut doni zota të trilluar?

:87

çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëce?

:88

Dhe atëherë u lëshoi një shikim yjeve,

:89

E tha: “Unë jam i sëmurë!”

:90

Ata u kthyen dhe u larguan prek tij.

:91

Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: “A nuk po hani ju?”

:92

çka keni pra, që nuk po flitni?

:93

Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi).

:94

Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan).

:95

Ai (Ibrahimi) tha: “A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?”

:96

E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni.

:97

Ata thanë: “Ndërtonja atij një vend dhe hudhne atë në zjarr!

:98

Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar”.

:99

Ai tha: “Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!”

:100

Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!

:101

Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjëllshëm).

:102

Dhe kur arriti ai (djalli) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djalli im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!”

:103

E kur ata të dy iu dorëzuan urdhërit të Zotit dhe përmbysi atë në fytyrë (në ballë).

:104

Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!”

:105

Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!

:106

Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.

:107

Ne e shpaguam atë me një të therrur (kurban) të rëndësishëm.

:108

Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.

:109

Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!

:110

Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.

:111

Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.

:112

Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is-hakun, pejgamber prej të mirëve.

:113

Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is-hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të kenë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues t hapët të vetvetes.

:114

Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit.

:115

I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh.

:116

Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen.

:117

Atyre dyve u hamë librin e përsosur e të qartë.

:118

Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë.

:119

Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kem lënë në popujt e më vonshëm.

:120

(Përkujtimin) “Selamun” - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni.

:121

Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.

:122

Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë.

:123

Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë.

:124

Kur ai, popullit të vet i tha: “A nuk jeni kah frikësoheni?”

:125

A e adhuroni “Ba’ël-in” (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj ë mirit që është Krijues?

:126

All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!”

:127

Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në Xhehennem.

:128

Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut.

:129

Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit.

:130

“Selamun” - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit).

:131

Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.

:132

S’ka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë.

:133

Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë.

:134

Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë.

:135

Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit.

:136

Pastaj të tjerët i rrënuam.

:137

E ju (mekas) me siguri kaloni atypari mëngjes (ditën)

:138

e mbrëmje (natën). Pra, a nuk mbildhni mend?

:139

Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë.

:140

kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë).

:141

E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra sorti atij).

:142

Dhe atë e kafshoi (e gëlltit) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin.

:143

E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin.

:144

Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes.

:145

E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë.

:146

Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t’i bëjë hije) nga kungulli.

:147

Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqindmijë e më shumë.

:148

E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë.

:149

E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): “A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?”

:150

Apo, Ne i krijuam endjëjt femra , e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!

:151

Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:

:152

“All-llahu ka lindë!” S’ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).

:153

A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt?

:154

Po ç’keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?

:155

A nuk jeni duke menduar?

:156

A mos keni ju ndonjë argument të sigurt?

:157

Sillnie pra, librin tuaj, nëse është si thoni ju!

:158

Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr.

:159

All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruanë.

:160

Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë).

:161

E, as ju dhe as ata që i adhuroni,

:162

Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin),

:163

Përveç atij që është i gjykuar për Xhehennem.

:164

E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrë, pozitën) e vet të njohur.

:165

Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim),

:166

Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se ai ka të meta).

:167

Po edhe pse ata ishin që thoshin:

:168

Sikur të gjendej te ne ndonjë libër nga të parët,

:169

Ne do të ishim robër të All-llahut, të sinqertë.

:170

Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kur’anin), e më vonë do të kuptojnë.

:171

E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,

:172

se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar.

:173

dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.

:174

Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqu tyre.

:175

E ti vështroji ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve).

:176

A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë?

:177

E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhrqur vërejtja.

:178

E ti largohu për një kohë prej tyre,

:179

Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin.

:180

I Lartësuar është Zoti yt, Zot i fuqisë nga ajo që ia përshkruajnë.

:181

Qoftë paqja mbi të dërguarit.

:182

Dhe falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!