Biblioteka e gjithë Islamit

32 - The Prostration - As-Sajdah

:1

Elif, Lamë, Mimë.

:2

Shpallja e librit (e Kuranit), nuk ka dyshim se është (shpallje) nga Zoti i gjithësisë.

:3

A mos po thonë se ai (Muhammedi) e trilloi? Jo, ajo është e vërtetë prej Zotit tënd që t’i tërheqësh vërejtjen një populli që nuk u erdhi ndonjë pejgamber para teje, ashtu që ata të gjejnë rrugën e drejtë.

:4

All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithë ç’ka ndërmjet tyre, brenda gjashtë dite, pastaj mbizotëroi Arshin. Përveç Tij nuk keni ndonjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues, pra a nuk jeni kah mendoni!

:5

Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngritet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa njëmijë vjet.

:6

Ai është njohës i të (gjitha) fshehtës dhe të dukshmes, i gjithëfuqishmi, Mëshirëbërësi.

:7

Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta.

:8

Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët.

:9

Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër, e pak send është ajoqë ju falënderoni.

:10

E ata thanë: “A pasi që ne të tretemi në tokë, a thua ne rishtazi do të krijohemi?” Por (çka është edhe më keq) ata nuk besojnë se do të dalin para Zotit të tyre.

:11

Thuaj: “Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”.

:12

E, sikur të shihje mëkatarët se si ukin kokat e veta pranë Zotit të tyre: “Zoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi të bindur”.

:13

Sikur të kishim dëshiruar Ne, scilit do t’i jepnim udhëzimin, por fjala (vendimi) Ime ka marrë fund (definitiv) se do ta mbush Xhehennemin së bashku me exhinë e njerëz.

:14

Prandaj shijoni këtë (dënim) për shkak se ju të e patët harruar takimin tuaj në këtë ditë, e edhe Ne tash u harruam juve, ndaj, për shkak të asaj që keni vepruar, shijoni dënimin e përjetshëm.

:15

Argumentet tona, i besojnë, në t vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi,

:16

I heqen trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.

:17

Pra, për ata që kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.

:18

A mos është ai që ishte besimtarë, sikurse ai që ishte jasht rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë.

:19

Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë Xhennetin.

:20

E ata që nuk respektuan All-llahun, skutë e tyre është zjarri. Sa herë që të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të dhe atyre u thuhet: “Shijoni dënimin e zjarrit që ju e konsideronit rrenë.

:21

Ne do t’u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në dynja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqiave).

:22

E kush është më zullumqarë se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthyen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmirremi kundër kriminelëve.

:23

Ne i patëm dhënë edhe Musait librin, e ti (Muhammed) mos ke dyshim në çka pranon (në Kur’anin libër qiellor si Musait), kurse atë (librin e Musait) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët.

:24

Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhërin Tonë udhëzojmë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.

:25

S’ka dyshim se Zoti yt është Ai që në ditën e kijametit do të gjykojë mes tyre në atë që ishin të përçarë.

:26

A nk e kanë të qartë ata (mekasit) se sa nga popujt para tyre i shkatërruam, që nëpër ato vendbanime të tyre janë kah kalojnë? Është e vërtetë se ato (vende të shkatërruara) ka fakte, se nuk janë duke dëgjuar me vëmendje?

:27

Si nuk kanë parë ata se Ne e sjellim ujn në tokën e thatë dhe me të nxjerrim bimë që prej tyre ushqehen kafshët e tyre, bile edhe ata vetë, A nuk janë duke parë (e të kuptojnë)?

:28

E në anën tjetër ata thonë: “e kur do të jetë ai ngadhënjim (çlirimi i Mekës ose gjykimi i Zotit), nëse jeni të drejtë çka thoni.

:29

Thuaj: “Ditën e kijametit, atyre që kanë qenë jobesimtarë, nuk u bën dobi besimi e as nuk u jepet afat.

:30

Andaj, ti largohu prej tyre dhe prit, edhe ata janë duke pritur.