Biblioteka e gjithë Islamit

26 - The Poets - Ash-Shu`arā

:1

Ta, Sinë, Mimë.

:2

Këto janë ajete të librit të (të Kur’anit) qartë!

:3

A mos do të mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!

:4

Silur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ta, e që qafat e tyre do t’i rrinin përulur atij.

:5

Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re nga Mëshiruesi, e që ata mos t’ia kthejnë shpinën.

:6

Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do t’u vijë kobi i asaj me të cilën talleshin.

:7

A nuk e shikuan ata tokën se sa shumë loje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të?

:8

Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë, shumica e tyre nuk kanë qenë besimtarë.

:9

e s’ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithfuqishmi (t’i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.

:10

(Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: “Të shkosh te ai popull zullumqarë!”

:11

Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit)?

:12

Ai (Musai) tha: “Zoti im, kam frikë se do të trajtojnë si gënjeshtarë.

:13

Do të më shtrëngohet krahrori (shpirti) im dhe nuk do të më leshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), anaj dërgoje (bëre pejgamber) Harunin.

:14

Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin (për hakmarrje)!”

:15

Ai (All-llahu) tha: “Kurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë dhe ju ndihmojmë).

:16

Shkoni dhe faraonit thoni: “Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve.

:17

T’i lejosh beni israilët të vijnë me ne!”

:18

Ai (faraoni) tha: “A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin e tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate.

:19

Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, prra ti je mohues (i të mirave që t’i bëmë).

:20

(Musai) Tha: “E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm.

:21

Andaj, edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi dhe më bëri nga të dërguarit.

:22

Më përmend atë të mirë që më bëre mua, e ti robërove beni israilët!”

:23

(Faraoni) Tha: “E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoj)?”

:24

Ai i tha: “Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!”

:25

Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: “A nuk e dëgjoni?!”

:26

Ai (Musai) tha: “Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!”

:27

(Faraoni) Tha: “Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!”

:28

(Musai) Tha: “Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç’ka ndërmjet tyr. po qe se kuptoni!”

:29

(faraoni) Tha: “Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!”

:30

(Musai) Tha: “A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!”

:31

Ai tha: “Sille pra, nëse thua të vërtetën?”

:32

Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.

:33

Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.

:34

(faraoni) Parisë që e rrethonte, u tha: “Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!”

:35

Që me magjinë e vet dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj, e ç’më propozoni mua?

:36

Paria) Shtyje atë dhe vëlain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.

:37

Që t’i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.

:38

Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.

:39

Edhe popullit iu tha: “Ejani e tubohuni,

:40

Ashtu që t’i përkrahin magjistarët, nëse ata triumfojnë”.

:41

E kur erdhën magjistarët i thanë faaonit: “A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhnjimtarë?”

:42

Ai tha: “Po, bile ju do të jeni atëherë prej më të afërmve!”

:43

Musai atyre u tha: “Hidhnie atë që keni për ta hedhur!”

:44

E ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: “Për hir të madhërisë së faraonit, ne me sifuri do të jemi ngadhënjyes!”

:45

Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëltiset gjithë çka kishin improvizuar ata.

:46

Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën).

:47

E thanë: “Ne i besuam Zotit të botëve,

:48

Zotit të Musait e të Harunit!”

:49

Ai (faraoni) tha: “I besuat atij, para se t’ju lejoja unë?!” S’ka dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që ua mësoi juve magjinë, e keni për të marrë vesh më vonë. Unë do t’ua shkurtoi (do t’ua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundër (klithi) dhe që të gjithëve do t’u gozhdoj”.

:50

Ata (magjistarët) thanë: “S’ka rëndësi, ne kthehemi Zotit tonë,

:51

Meqë ne jemi besimtarët e parë, shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë mëkatet tona!”

:52

Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: “Të udhëtosh natan me robërit e Mij dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit)”.

:53

E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz,

:54

(Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain).

:55

Dhe se me të vërtetë, ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë).

:56

E me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë.

:57

Dhe Ne (u mbushëm mendjen e) i nxorëm prej kopshteve e burimeve,

:58

prej pasurisë në depo dhe prej vendbanimeve të bukura.

:59

Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve.

:60

E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit.

:61

Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait Thanë: “Me siguri na zunë!”

:62

Ai (Musai) tha: Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë”.

:63

Ndërsa Ne Musait i thamë: “Meshkopin tënd bjeri detit”. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe.

:64

E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit).

:65

Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.

:66

Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë.

:67

Vërtet, në këtë (ngjarje) ka fakte, por megjithatë shumica nuk besuan.

:68

Nuk ka dyshim se Zoti yt është i gjithfuqishëm dhe i mëshirshëm.

:69

Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit.

:70

Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: “çka jeni duke adhuruar?”

:71

Ata i thanë: “Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!”

:72

Ai i tha: “A ju dëgjojnë ata juve kur të luteni?”

:73

Ose, “a u sjellin juve dobi apo dëm?”

:74

Ata thanë: “Jo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!”

:75

Ai tha: “A po shihni se ç’po adhuroni?”

:76

Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm,

:77

Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mij. përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë).

:78

Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua,

:79

Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë,

:80

Dhe kur të sëmurem A më shëron,

:81

Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall,

:82

Ai te i cili kam shpresë se do të m’i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.

:83

Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!

:84

Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas,

:85

Më bn prej trashëgesve të Xhennetit të begatshëm,

:86

Dhe fale babaim tim, se ai vërtet ishtë nga ata të humburit,

:87

E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen.

:88

Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.

:89

(bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.

:90

E Xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm.

:91

Ndërsa Xhehennem u dëftohet atyre që ishin të humbur.

:92

Dhe atyre u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit ju”,

:93

Pos All-llahut? Ata, a mund t’ju ndihmojnë juve o vetes?

:94

E ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, njëri mbi tjetrin hudhën në të,

:95

Dhe të gjithë ushtria (ithtarët) r djallit.

:96

E duke u grindur mes vete në të, ata thonë:

:97

“Pasha All-llahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur”,

:98

Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve.

:99

Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit).

:100

E tash për ne nuk ndonjë ndihmës (ndërmjetësues).

:101

Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë.

:102

E, sikur të mnud të kthehemi (dynja) edhe njëherë,, do të bëheshim besimtarë.

:103

Në këtë (që u përmend) ka argumente të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan.

:104

Është e vërtetë se Zoti yt është i gjithëfuqishëm dhe i mëshirshëm.

:105

Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit.

:106

Kur vëllai i tyre (nga gjaku), Nuhu u tha: “A nuk jeni kah frikësoheni?

:107

Unë jam për ju pejgamber besnik.

:108

Keni frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua.

:109

Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve.

:110

Pra (edhe njëherë u them) frikësohuni prej All-llahut e më dëgjoni mua!

:111

Ata thanë: “E si të besojmë ty, kur ty të besojnë të ultit?”

:112

Ai tha: “Unë nuk dijë se ç’punuan ata (që ju u thoni të ulët)”.

:113

Përgjegjësia e tyre, nëse kuptoni, është vetëm para Zotit tim.

:114

E unë nuk do t’i përzë besimtarët.

:115

Unë nuk jamë tjetër, por vetëm sa t’u tërheq vërejtjen haptas.

:116

Ata i thanë: “O Nuh! Nëse nuk heq dorë (nga ajo që mëson), do të gurëzohesh (do të mbytesh me gurë)”.

:117

Ai tha: “O Zoti im, populli im më pandeh gënjeshtar.

:118

Pra Ti me drejtësinë tënde gjyko ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua!”

:119

Andaj Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot.

:120

Mandej i mbytëm në ujë ata që betën pas tyre.

:121

Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk ishin besimtarë.

:122

S’ka dyshim se Zoti yt është i plotfuqishëm i mëshirshëm.

:123

Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit.

:124

Kur vëllai i tyre, Hudi u tha: “A nuk frikësoheni?”

:125

Unë për ju jam i dërguar besnik.

:126

Andaj, keni frikë (dënimit të) All-llahut dhe më dëgjoni mua.

:127

Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, e shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve.

:128

A në çdo bregore ngritni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë?

:129

Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikura që të jeni përgjithmonë?

:130

E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht.

:131

Pra, kinie frikë All-llahun dhe në dëgjoni mua!

:132

Kinie frikë Atë që u pajisi me çka e dinit vet.

:133

U pajisi me mjete gjallërimi e me djem.

:134

Me kopshte e me burime uji.

:135

Vërtet, unë i frikësohem dënimit tuaj në një ditë të madhe.

:136

Ata thanë: “Për ne është krejt një, si na këshillove, si nuk na këshillove!”

:137

Kjo (që na këshillon ti) nuk është tjetër vetëm se traditë (mitesh) të popujve të lashtë.

:138

Se ne nuk kemi për t’u dënaur.

:139

Dhe ashtu ata e trajtuan atë (Hudin) gënjeshtarët, e Ne atëhere i shkatërruam. Edhe ky është një fakt, po shumiza e tyre nuk besuan.

:140

Vëretet, Zoti yt është i plotfuqishëm i mëshirshëm.

:141

Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit.

:142

Kur vëllai i tyre, Salihu u tha: “A nuk frikësoheni?”

:143

Unë për ju jam i dërguar besnik.

:144

Andaj, kinie frikë (dënimin e) e All-llahut dhe mua më dëgjoni!”

:145

Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.

:146

A jeni të sigurt se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë)?

:147

Në kopshte e në burime.

:148

Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskët.

:149

Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore.

:150

Pra, kini frikë All-llahun e më dëgjoni mua.

:151

E mos shkoni pas atyre që janë të pa frenuar (që e teprojnë me vepra të këqia).

:152

Të cilët në tokë bëjnë shkatërrime, nuk bëjnë mirë.

:153

Ata i thanë: “Ti je vetëm i magjepsur”.

:154

Ti nuk je tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse e thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument!”

:155

Ai tha: “Ja, kjo është devja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo për një ditë).

:156

Dhe kësaj të mos i bëni ndonjë të keqe, se do t’ju godasë dënimi i ditës së madhe!”

:157

Po ata e therrën atë, madje u penduan (nga frika).

:158

Por ata i zuri ai dënimi i premtuar. Edhe në këtë ka argument, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.

:159

Vërtet Zoti yt është i plotfuqishëm i mëshirshëm.

:160

Populli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë.

:161

Kur vëllai i tyre, Luti i tha: “A nuk i frikësoheni (All-llahut)?”

:162

Unë jam i dërguar i juaj, jam i besueshëm!

:163

Pra, kini frikë (dënimin) All-llahun dhe më dëgjoni mua!

:164

Unë krkoj për këtë ndonjë shprblim prej jush, shpërblimi im është te Zot i botëve.

:165

(Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote.

:166

E gratë tuaja i leni anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kaloni çdo kufij!”

:167

Ata i thanë: “O Lut, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jesh i dëbuar prej nesh!”

:168

Ai tha: “Unë jam kundër veprimit tuaj!

:169

Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që ëjnë ata!”

:170

Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,

:171

Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me atë (në dënim).

:172

E më pas i zhdukëm ata të tjerët.

:173

E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja.

:174

Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë.

:175

E Zoti yt, padyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirëshëmi.

:176

Edhe populi i Ejkës të dërguarit i konsiderojnë gënjeshtarë.

:177

Kur Shuajbi atyre u tha: “a nuk ruheni?”

:178

Unë jam i dërguar te ju, jam i besueshëm!

:179

Pra kini frikë (dënimin nga) All-llahun dhe më dëgjoni mua!

:180

Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shprblim prej jush, shpërblimi im është prej Zotit të botëve!

:181

Plotësoni matjen, e mos u bëni prej atyre që lënë mangu!

:182

Dhe matni me peshojë (terezi) të saktë (precize).

:183

Dhe ata leni mangu sendet e njerëzve, e mos bëni shkatërrime në tokë.

:184

Frikësohuni Atij që u krijo juve dhe breznitë e para.

:185

Ata thanë: “Sdyshim se ty të ka zënë magjia!”

:186

Ti nuk je tjetër, por njeri si edhe ne, dhe ne nuk të konsiderojmë tjetër vetëm se gënjeshtarë!

:187

E nëse je nga të vërtetit, atëherë lëshoje mbi ne një copë nga qielli (si dënim)!

:188

Ai tha: “Zoti im e di më së miri për atë që ju veproni!”

:189

Dhe ata e përgënjeshtruan ate, andaj i goditi dënimi i hijes. Vërtet, ai ishte dënimi i një dite të llahtarshme.

:190

Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.

:191

E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.

:192

E edhe ai (kur’ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.

:193

Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili).

:194

(E solli) në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber).

:195

(Të shpallëm) Me gjuthëtë kulluar arabe.

:196

Dhe se ai (Kur’ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.

:197

A nuk ishte për ata (për jobsimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e beni israilëve?

:198

E sikur t’ia shpallin atë (Kur’anin) ndonjë joarabi,

:199

e ai t’ua lexonte atyre, ata nuk do t’i besonin atij.

:200

Dhe kështu, Ne u futëm atë (dyshimin) në zemrat kriminelëve,

:201

E ata nuk i besojnë atij (Kur’anit) derisa ta shohin dënimin e dhembshëm,

:202

Dhe t’ju vijë befas, duke mos e hetuar.

:203

e atëherë të thonë: “A thua do të na jepet afat?”

:204

E si ata kërkojnë shpejtimin e dënimit tonë (kur ithanë pejgamberit sillnie dënimin).

:205

Po më thuaj se edhe nëse Ne u jpim të jetojnë vite me rradhë,

:206

e pastaj t’u vijë atyre ajo me çka u tërhiqet vërejtja,

:207

çka do t’u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?

:208

Ne nuk kemi ndëshkuar asnjë fshat (vendbanim), e ai të mos ketë pasur pejgamber.

:209

Që ju përkujtojë (përfundimin e punës së keqe). Ne nuk bëmë të padrejtë.

:210

Atë (Kur’anin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve).

:211

Atyre as nuk u takon e as që kanë mundësi.

:212

Pse ata jnë të penguar edhe për ta dëgjuar!

:213

Pra, përpos All-llahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarëve.

:214

Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt.

:215

E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty.

:216

E nëse ata (jobesimtarët) të kundërshtojnë, ti thuaj: “Unë jam i pastër nga ajo që punoni ju”.

:217

Dhe mbështetu në të plotfuqishmin, Mëshiruesin.

:218

I cili të sheh kur të ngritesh në këmbë.

:219

(E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.

:220

Në të vërtetë, Ai është dëgjuesi, i dijshmi.

:221

A t’u tregojj unë se kujt i vijnë djajt?

:222

Ata i vijnë çdo gënjeshtari mëkatari.

:223

(U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejn.

:224

E për sa u përket poeteve (që Muhammedi nuk është i tillë), ata i ndjekin të humbrit (nga e vërteta).

:225

A nuk sheh se ata hidhen në çdo anë (sa lavdërojnë, sa përqeshin).

:226

Dhe ata janë që flasin atë çka nuk punojnë.

:227

Me përjashtim të atyre që besuan, bënë vepra të mira,që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç’përfundim i shkojnë (ç’dënim të ashpër ose ç’vendi në Xhehennem do t’i nënshtrohen).