109 - The Disbelievers - Al-Kāfirūn
:1
Thuaj: “O ju jobesimtarë!
:2
Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
:3
As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
:4
Dhe unë kurr nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
:5
Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj!
:6
Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!