102 - The Rivalry in world increase - At-Takāthur
:1
Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijve, të pozitës)!
:2
Derisa të mos vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni).
:3
Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!
:4
Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!
:5
Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).
:6
Ju pa tjetër do ta shihni Xhehennemin.
:7
Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.
:8
Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas).